AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 20 Korrik 2020-KËRKOHEN BASHKËPUNËTORË NË FUSHËN E HARTIMIT TË STANDARDIT TË PROFESIONIT:

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për  Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Rregullorja e brendshme e AKAFPK-së me nr. 33 dt.15.01.2020, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:   KËRKOHEN BASHKËPUNËTORË NË FUSHËN E HARTIMIT TË STANDARDIT TË PROFESIONIT:
  1. “Ndihmës në ndërtim”
Kandidatët për hartimin e standardit të profesionit “Ndihmës në ndërtim” dhe “Ndihmës në fushën e detarisë” duhet të plotësojnë respektivisht këto kritere:
  1. Kërkesa të përgjithshme:
  1. Të kenë përvojë pune në fushën përkatëse ose në mësimdhënie në këtë fushë;
  2. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  3. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  4. Të përdorë kompjuterin.
  1. Kërkesa të veçanta për hartuesit e   standardit të profesionit, ekspertë nga biznesi:
  1. Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën përkatëse profesionale;
  2. Të njohë metodologjinë e hartimit të   standardit të profesionit;
  3. Të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillim e tyre profesional.
  4. Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën profesionale përkatëse dhe/ose mësimdhënie;
3.Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim;
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së arsimit të lartë ose të mesëm;
  4. Dokument vërtetues që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë (fotokopjo e librezës së punës ose vërtetim) në fushën përkatëse;
  5. Fotokopje të dokumenteve që tregojnë kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (në se disponohen).
  1. Kohëzgjatja:
Angazhimi i bashkëpunëtorëve fitues për hartimin e pershkrimit te kualifikimit profesional do të jëtë për periudhën: Korrik-Gusht Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 24.07.2020, ora 14.00 Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet email-it për rezultatin e aplikimit të tyre. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al. Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës. Rruga “Mustafa Lleshi”, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë Email: info@akafp.gov.al