Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Rregullorja e brendshme e AKAFPK-së me nr. 33 dt.15.01.2020, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:
KËRKOHEN BASHKËPUNËTORË NË FUSHËN E HARTIMIT TË STANDARDIT TË PROFESIONIT:
- “Ndihmës në ndërtim”
- Kërkesa të përgjithshme:
- Të kenë përvojë pune në fushën përkatëse ose në mësimdhënie në këtë fushë;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorë kompjuterin.
- Kërkesa të veçanta për hartuesit e standardit të profesionit, ekspertë nga biznesi:
- Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën përkatëse profesionale;
- Të njohë metodologjinë e hartimit të standardit të profesionit;
- Të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillim e tyre profesional.
- Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën profesionale përkatëse dhe/ose mësimdhënie;
- Kërkesë për Aplikim;
- CV;
- Fotokopje e Diplomës së arsimit të lartë ose të mesëm;
- Dokument vërtetues që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë (fotokopjo e librezës së punës ose vërtetim) në fushën përkatëse;
- Fotokopje të dokumenteve që tregojnë kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (në se disponohen).
- Kohëzgjatja: