3221 “Profesioniste infermierë”.
Kandidatët për hartimin e përshkrimit të profesionit 3221 “Profesioniste infermierë”, duhet të plotësojnë këto kritere:
1.1
Kërkesa të përgjithshme:
a) Të kenë përvojë pune në fushën e infermierisë;
b) Të punojë aktualisht në fushën e infermierisë, si infermier;
c) Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
d) Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj.
e) Të përdorë kompjuterin.
1.2 Kërkesa të veçanta për hartuesit e përshkrimeve të profesioneve:
a) Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesionin përkatës;
b) Të punojë aktualisht në fushën e infermierisë;
c) Të njohin metodologjinë e hartimit të përshkrimeve të profesioneve.
- Preferohen ata kandidatë, të cilët kanë kualifikime shtesë në fushën e e infermierisë apo kanë qenë bashkëpunëtorë të AKAFPK-së.
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesë për Aplikim.
b) CV.
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 17 Shtator, 2014 ora 14:00.
Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet e-mail-it për rezultatin e aplikimit të tyre.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve
www.akafp-al.org.
Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës.
Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.
Tel. 4 22 30 497
Email: tbraco@ akafp-al.org.