AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 21 shtator 2020 – Kërkohen bashkëpunëtorë për hartimin e programeve të kurseve të unifikuara

KËRKOHEN BASHKËPUNËTORË PËR HARTIMIN E PROGRAMEVE TË KURSEVE TË UNIFIKUARA Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për  Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Rregullorja e brendshme e AKAFPK-së me nr. 33 dt.15.01.2020, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me: Për të mbështetur hartimin e Programeve të kurseve të unifikuara të Formimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon:
  1. Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Bojatisje”.
  2. Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Sekretari”.
  3. Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Kopshtari”.
  4. Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Punime mekanike”.
  5. Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Sisteme të thata në ndërtesa”.
  1. Kërkesat për hartuesit e programeve të kurseve të unifikuara:
2.1. Kërkesa të përgjithshme për hartuesit e programeve të kurseve të unifikuara:
  1. Të kenë përvojë si mësues/instruktor në kurset e formimit profesional ose në arsimin e mesëm profesional;
  2. Të kenë përvojë pune në fushën përkatëse;
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  4. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  5. Të përdorin kompjuterin.
2.2. Kërkesa të veçanta për hartuesit e programeve të kurseve të unifikuara:
  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë në drejtimin përkatës ose shkollën e mesme profesionale në fushën përkatëse;
  2. Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave/programeve të kurseve;
  3. Të kenë përvojë si mësues/instruktor në drejtimin/profilin përkatës;
  4. Të kenë përvojë pune në profesionin përkatës
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim;
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të mesme profesionale;
  4. Kopje të dokumentacionit që vërteton përvojën si mësues dhe/ose në punë, në fushë/drejtimin/profilin përkatës.
  1.  Kohëzgjatja
Angazhimi i bashkëpunëtorëve fitues për hartimin e materialeleve mesimore do te jete për periudhën Shtator- Tetor
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda 25 Shtator 2020 ora 14:00.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al. Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë Tel. 04 22 37087