AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 3 Nentor 2020 – Kerkohen bashkëpunëtorë për konsulenca individuale në hartimin e programeve orientuese të kurseve te unifikuara në formimin profesional

i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për  Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve” Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Rregullorja e brendshme e AKAFPK-së me nr. 33 dt.15.01.2020, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me: Hartimin e programit orientues të kursit të unifikuar: 
  • Bojatisje
  • Sekretari
  • Kopshtari
  • Punime mekanike
  • Sisteme të thata në ndërtesa
Kandidatët e interesuar për këtë shërbim duhet të plotësojnë këto kërkesa:
  1. Kërkesa të përgjithshme:
  • Të kenë përvojë si mësues/instruktor në kurset e formimit profesional ose në arsimin e mesëm profesional;
  • Të kenë përvojë pune në fushën përkatëse;
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  • Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  • Të përdorin kompjuterin.
  1. Kërkesa të veçanta:
  • Të kenë kualifikim profesional në fushën përkatëse;
  • Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave/programeve të kurseve;
  • Të kenë përvojë si mësues/instruktor në drejtimin/profilin përkatës;
  • Të kenë përvojë pune në profesionin përkatës
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  • Kërkesë për Aplikim;
  • CV;
  • Fotokopje e dokumentit vërtetues të kualifikimit në fushën përkatëse. 
(Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit).
  1. Kohëzgjatja
  • Angazhimi i bashkëpunëtorëve fitues do të jetë për periudhën 1 mujore.
Paraqitja e dokumenteve Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës 9 nëntor 2020, ora 16:30 dorazi, në Zyrën e Administratës së  AKAFPK-së me adresë: Rruga Mustafa Lleshi, Kati i III-të, Godina e Thesarit, Tiranë, ose në rrugë elektronike (të skanuara) në adresën info@akafp.gov.al. Të gjitha njoftimet e mëtejshme në lidhje me vazhdimin e procedurave të konkurrimit për këtë shërbim, mund t’i gjeni në adresën e Web Site të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve. Njoftimi do të hidhet në faqen e AKAFPK-së me datë 3 nëntor 2020.