Grab a cuppa, a doughnut and get comfy to read our latest news & trends...
Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve” Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Rregullorja e brendshme e AKAFPK-së me nr. 33 dt.15.01.2020, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:
Kandidatët për hartimin e standardit të profesionit “Punonjës për produkte brumi”, “Ndihmës mekanik” dhe “Punëtor pyjesh” duhet të plotësojnë respektivisht këto kritere:
Kërkesa të veçanta për hartuesit e standardit të profesionit, ekspertë nga biznesi:
(Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit).
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 21.01.2022, ora 14.00
Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet email-it për rezultatin e aplikimit të tyre.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al.
Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës.
Rruga “Mustafa Lleshi”, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë
Email: info@akafp.gov.al.