Grab a cuppa, a doughnut and get comfy to read our latest news & trends...
Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, Ligjit nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Rregulloren e brendshme e AKAFPK-së me nr. 33 dt.15.01.2020, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:
Hartimin e Programeve Orientuese për provime të niveleve të Kualifikimeve Profesionale:
Kandidatët e interesuar për këtë shërbim duhet të plotësojnë këto kërkesa:
Kërkesa të përgjithshme:
Kërkesa të veçanta:
Do të preferohen ata kandidatë, të cilët janë trajnuar për vlerësimin përfundimtar të nxënësve në shkollat profesionale apo zhvillojnë lëndët përkatëse.
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
Paraqitja e dokumenteve
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 07.04.2022, ora 16.30 dorazi, në Zyrën e Administratës së AKAFPK-së me adresë: Rruga Mustafa Lleshi, Kati i III-të, Godina e Thesarit, Tiranë, ose në rrugë elektronike (të skanuara) në adresën info@akafp.gov.al
(Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit)
Të gjitha njoftimet e mëtejshme në lidhje me vazhdimin e procedurave të konkurrimit për këtë shërbim, mund t’i gjeni në adresën https://www.akafp.gov.al të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve.