Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Kushtetutës së Shqipërisë (të ndryshuar), Ligjit nr. 7961 datë 12.7.1995 të Kodi të Punës të Republikës së Shqipërisë, Ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, Ligjit Nr. 15/2017 “Për arsimin dhe formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247 datë 04.03.2010 “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, Ligjit Nr. 80/2015 “Për Arsimin e lartë dhe kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar”, Ligjit Nr. 69/2012 “Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, (i ndryshuar) me ligjin nr. 56/2015 i datës 28.5.2015, me ligjin nr. 48/2018 i datës 23.7.2018”, VKM-së nr. 673 datë 16.10.2019, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”, Urdhrit Nr. 128, datë 06.07.2021 të ministrit të Financave dhe Ekonomisë “Për Miratimin e Rregullores për Standardet, Kriteret dhe Procedurat e Akreditimit të Ofruesve të Arsimit dhe Formimit Profesional”, Rregullores së brendshme të AKAFPK-së me nr. 33 dt.15.01.2020, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, si dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi të cilat lidhen me veprimtarinë e këtij institucioni, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:
Vlerësimin e jashtëm për akreditimin institucional të Shkollës së mesme profesionale “Hysen Cela” që ofron kualifikimet e mëposhtme:
|
Kandidatët e interesuar për këtë shërbim duhet të plotësojnë këto kërkesa:
Kërkesa të përgjithshme
- Të jenë shtetas shqiptar
- Të kenë marrë pjesë në trajnimet dhe aktivitetet e zhvillimit profesional të organizuara nga AKAFPK
- Të jenë në kushte shëndetësore të mira që e lejojnë të kryej detyrat përkatëse
- Të mos kenë marrë masë disiplinore në fuqi nga institucioni ku zhvillon veprimtarinë në momentin e kandidimit, si edhe gjatë gjithë periudhës në të cilën janë të regjistruar në “Regjistrin Publik të Vlerësuesve të Jashtëm të AKAFPK-së”
- Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një krimi
Kërkesa të veçanta:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë.
- Të ketë jo më pak se pesë vite eksperiencë pune.
- Të kenë ndjekur me sukses trajnimet për vlerësues të jashtëm të akreditimit, të miratuar dhe të zhvilluar nga AKAFPK-ja.
- Të kenë marrë certifikatën e pjesëmarrjes në trajnim dhe të regjistruar në “Regjistrin e Vlerësuesve të Jashtëm të procesit të akreditimit të AKAFPK-së”.
- Të mos jenë përjashtuar për të vepruar si vlerësues i jashtëm.
- Të mos jetë në konflikt interesi me stafin e AKAFPK-së dhe ofruesin publik, sipas formatit bashkëlidhur. (Shtojca 1)
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
Paraqitja e dokumenteve
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për Aplikim e firmosur nga kandidati
- Fotokopje të Kartës së identitetit
- Raport mjeko-ligjor “I aftë për punë”
- Jetëshkrimi (CV)
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
- Fotokopje të kualifikimeve të ndryshme apo trajnime dhe aktivitete të zhvillimit profesional të organizuara nga AKAFPK
- Kopje të Certifikatës së lëshuar nga AKAFPK-ja si Vlerësues i jashtëm në procesin e akreditimit të IOAFP-ve
- Deklaratën e nënshkruar që nuk ka konflikt interesi me stafin e AKAFPK-së dhe ofruesin publik, sipas formatit bashkëlidhur. (Shtojca 1).
- Dëshmi penaliteti
- Vetëdeklarim që nuk ka masë disiplinore në fuqi nga institucioni ku zhvillon veprimtarinë.
- Kandidati duhet të dorëzoj në Zyrën e Administratës së AKAFPK-së me adresë: Rruga Mustafa Lleshi, Kati i III-të, Godina e Thesarit, Tiranë, ose në mënyrë elektronike (të skanuara) në adresën info@akafp.gov.al dosjen me këto dokumente.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit brenda datës 04 Maj 2022, ora 16.30
Të gjitha njoftimet e mëtejshme në lidhje me vazhdimin e procedurave të konkurrimit për këtë shërbim, mund t’i gjeni në adresën e Web Site të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve.