Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, Ligjit nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Rregullores së brendshme e AKAFPK-së me nr. 33 dt.15.01.2020, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, shpall konkurrimin për:
1. Bashkëpunëtorë të jashtëm, trajnerë të kursit të trajnimit të rishikuar “Bazat e didaktikës në AFP”, për mësimdhënësit e kulturës profesionale, me kontratë të përkohëshme në ofruesit e AFP.
2. Programi i trajnimit përbëhet nga 8 (tetë) module trajnimi (shih programin bashkangjitur) që do të ofrohen si trajnim me kontakt të drejtpërdrejtë dhe/ose trajnim online.
3. Aplikantët mund të aplikojnë si trajnerë të një apo më shumë moduleve të trajnimit dhe në aplikim, duhet të përcaktojnë se për cilin/cilat module aplikojnë.
4. Kërkesat për bashkëpunëtorët, trajnerë të mësimdhënësve të kulturës profesionale në AFP:
4.1. Kërkesa të përgjithshme:
a) Të jenë të dipllomuar në arsimin e lartë në nivelin “master” ose të barasvleftshëm me të.
b) Të kenë përvojë mësimdhënieje (teorike dhe/ose praktike) në arsimin e mesëm profesional ose në arsimin e lartë.
c) Të kenë jo më pak se 5 vite përvojë pune në sektorin e arsimit.
d) Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
e) Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj.
f) Të zotërojnë aftësi të mira kompjuterike.
4.2. Kërkesa të veçanta:
a) Të kenë përvojë si trajnerë të mësimdhënësve, veçanërisht të atyre në AFP.
b) Të kenë aftësi moderuese dhe prezantuese.
c) Të kenë përvojë në hartimin e materialeve në mbështetje të trajnimit të mësimdhënësve të kulturës profesionale në AFP.
d) Të jenë angazhuar në trajnime të mëparshme të mësimdhënësve të kulturës profesionale në AFP, mbi “Bazat e didaktikës në AFP”.
5. Aplikantët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesën për aplikim (e firmosur nga kandidati, nëse sillet dorazi).
b) Jetëshkrimin (CV) në gjuhën shqipe.
c) Fotokopjen e Diplomës së arsimit të lartë.
d) Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve të kryera.
e) Fotokopje të dokumentave që tregojnë kohëzgjatjen e përvojave në punë, sipas kërkesave të mësipërme.
1. Hyrje në profesionin e mësimdhënësit në AFP
2. Hyrje në psikologjinë e të nxënit
3. Veçoritë e didaktikës moderne në AFP
4. Krijimi i atmosferës pozitive në proçesin mësimor
5. Menaxhimi i mjedisit, mjeteve dhe materialeve mësimore nё AFP
6. Vleresimi i nxënësve dhe kursantëve në AFP
7. Mjedisi dhe mësimi dixhital në AFP
8. Planifikimi dhe realizimi i mësimit në AFP
6. Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 3 (tre) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj.
7. Aplikantët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 30 Maj 2022, ora 16:30.
Aplikantët do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, brenda 5 ditësh pune nga përfundimi i afatit të aplikimit, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe do të njoftohen për rezultatin e aplikimit të tyre.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al.
Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë
Tel. 04 22 37087