AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]


Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Kushtetutës së Shqipërisë (të ndryshuar), Ligjit nr. 7961 datë 12.7.1995 të Kodi të Punës të Republikës së Shqipërisë, Ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, Ligjit Nr. 15/2017 “Për arsimin dhe formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247 datë 04.03.2010 “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, Ligjit Nr. 80/2015 “Për Arsimin e lartë dhe kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar”, Ligjit Nr. 69/2012 “Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, (i ndryshuar) me ligjin nr. 56/2015 i datës 28.5.2015, me ligjin nr. 48/2018 i datës 23.7.2018”, VKM-së nr. 673 datë 16.10.2019, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”, Urdhrit Nr. 128, datë 06.07.2021 të ministrit të Financave dhe Ekonomisë  “Për Miratimin e Rregullores për Standardet, Kriteret dhe Procedurat e Akreditimit të Ofruesve të Arsimit dhe Formimit Profesional”, Rregullores së brendshme të AKAFPK-së me nr. 33 dt.15.01.2020, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, si dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi të cilat lidhen me veprimtarinë e këtij institucioni, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:

Vlerësimin e jashtëm për akreditimin institucional të Qendrës Multi-Funksionale “New Generation” që ofron kualifikimet e mëposhtme:

  
 
1. “Estetikë e avancuar” niveli V në KSHK

 

2. “Masazheri Estetiko-Kuruese” niveli V në KSHK

3. “Fizioterapi Estetike” niveli V në KSHK

4. “Parukeri e avancuar” niveli në KSHK

Kandidatët e interesuar për këtë shërbim duhet të plotësojnë këto kërkesa:  

Kërkesa të përgjithshme 

  • Të jenë shtetas shqiptar
  • Të kenë marrë pjesë në trajnimet dhe aktivitetet e zhvillimit profesional të organizuara nga AKAFPK
  • Të jenë në kushte shëndetësore të mira që e lejojnë të kryej detyrat përkatëse
  • Të mos kenë marrë masë disiplinore në fuqi nga institucioni ku zhvillon veprimtarinë në momentin e kandidimit, si edhe gjatë gjithë periudhës në të cilën janë të regjistruar në “Regjistrin Publik të Vlerësuesve të Jashtëm të AKAFPK-së
  • Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një krimi

Kërkesa të veçanta: 

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë.
  • Të ketë jo më pak se pesë vite eksperiencë pune.
  • Të kenë ndjekur me sukses trajnimet për vlerësues të jashtëm të akreditimit, të miratuar dhe të zhvilluar nga AKAFPK-ja.
  • Të kenë marrë certifikatën e pjesëmarrjes në trajnim dhe të regjistruar në “Regjistrin e Vlerësuesve të Jashtëm të procesit të akreditimit të AKAFPK-së”.
  • Të mos jenë përjashtuar për të vepruar si vlerësues i jashtëm.
  • Të mos jetë në konflikt interesi me stafin e AKAFPK-së dhe ofruesin publik, sipas formatit bashkëlidhur. (Shtojca 1)
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.

Paraqitja e dokumenteve

  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  • Kërkesë për Aplikim e firmosur nga kandidati
  • Fotokopje të Kartës së identitetit
  • Raport mjeko-ligjor “I aftë për punë”
  • Jetëshkrimi (CV)
  • Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
  • Fotokopje të kualifikimeve të ndryshme apo trajnime dhe aktivitete të zhvillimit profesional të organizuara nga AKAFPK
  • Kopje të Certifikatës së lëshuar nga AKAFPK-ja si Vlerësues i jashtëm në procesin e akreditimit të IOAFP-ve
  • Deklaratën e nënshkruar që nuk ka konflikt interesi me stafin e AKAFPK-së dhe ofruesin publik, sipas formatit bashkëlidhur. (Shtojca 1).
  • Dëshmi penaliteti
  • Librezë pune / Dokument që vërteton vjetërsine në punë
  1. Kandidati duhet të dorëzoj në Zyrën e Administratës së  AKAFPK-së me adresë: Rruga Mustafa Lleshi, Kati i III-të, Godina e Thesarit, Tiranë, ose në mënyrë elektronike (të skanuara) në adresën info@akafp.gov.al dosjen me këto dokumente.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit brenda datës 14 Qershor 2022, ora 16.30.

Të gjitha njoftimet e mëtejshme në lidhje me vazhdimin e procedurave të konkurrimit për këtë shërbim, mund t’i gjeni në adresën e Web Site të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve.

Njoftimi do të hidhet në faqen e AKAFPK-së më datë 8 Qershor 2022.

Leave a comments