Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, Ligjit nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Rregulloren e brendshme e AKAFPK-së me nr. 33 dt.15.01.2020, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:
- Hartimin e Programeve të 5 Kurseve të Unifikuara të Formimit Profesional (FP), si më poshtë:
- Programin e Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Menaxhim hoteli”.
- Programin e Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Operator turistik”.
- Programin e Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Poligrafi”
- Programin e Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Shërbime në bletari”.
- Programin e Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Punim xhami”.
- Rishikimin e Programit të 1 Kursi të Unifikuar të Formimit Profesional (FP), si më poshtë:
- Programin e Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Udhërrëfim turistik”.
- Kërkesat për bashkëpunëtorët për hartimin/rishikimin e Programeve të Kurseve të Unifikuara të FP:
3.1. Kërkesa të përgjithshme për hartuesit/rishikuesit e programeve të Kurseve të Unifikuara:
- Të kenë përvojë si mësues/instruktor në kurset e formimit profesional ose në arsimin e mesëm profesional;
- Të kenë përvojë pune në fushën përkatëse;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorin kompjuterin.
3.2. Kërkesa të veçanta për hartuesit/rishikuesit e programeve të kurseve të unifikuara:
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë në drejtimin përkatës ose shkollën e mesme profesionale në fushën përkatëse;
- Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave/programeve të kurseve;
- Të kenë jo më pak se 3 vjet përvojë si mësues/instruktor në drejtimin/profilin përkatës;
- Të kenë jo më pak se 3 vjet përvojë pune në profesionin përkatës
3.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për Aplikim;
- CV;
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të mesme profesionale;
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve në fushën përkatëse
- Kopje të dokumentacionit që vërteton vitet e punës si mësues/instruktor dhe/ose në punë, në fushën/drejtimin/profilin përkatës.
- Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 2 mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj.
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 7 korrik 2022, ora 16:30.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al
Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë
Tel. 04 22 37087
Email: info@akafp.gov.al
Shënim: Nëse aplikimi dërgohet me e-mail, dokumentet bashkangjitur aplikimit nuk duhet të jenë të ZIP-uara dhe nuk duhet të kalojnë madhësinë 2 MB.