Grab a cuppa, a doughnut and get comfy to read our latest news & trends...
Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve” Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Rregullorja e brendshme e AKAFPK-së me nr. 33 dt.15.01.2020, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, e ndryshuar me urdhrin nr. 8, datë 05.01.2022, nr. 10 protokolli, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:
“Shërbime Sociale dhe Shëndetësore”, niveli II në KSHK,
Kandidatët për hartimin e standardit të kualifikimit “Shërbime Sociale dhe Shëndetësore”, niveli II në KSHK duhet të plotësojnë respektivisht këto kritere:
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 16.09.2022, ora 14.00.
Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet email-it për rezultatin e aplikimit të tyre.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al.
Dokumentacioni dorëzohet në zyrat e AKAFPK-së në adresën Rruga “Mustafa Lleshi”, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë ose në formë elektronike në Email: info.akafp@akafp.gov.al.