Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, Ligjit nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Udhëzimit të MFE Nr. 21, dt.27.06.2022 “Për kualifikimin e vazhduar profesionale të mësimdhënësve të kulturës profesionale në AFP”, Rregullores së brendshme të AKAFPK-së me nr. 33 dt.15.01.2020, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, shpall konkurimin për bashkëpunëtorë lidhur me:
- Hartimin e testeve të provimeve të kualifikimit (2022), për mësimdhënësit e kulturës profesionale në AFP, si më poshtë:
- Testin e provimit të kualifikimit për mësimdhënësit e teorisë/praktikës profesionale, të emëruar si mësimdhënës me kohë të plotë dhe zotërojnë të paktën diplomë të nivelit master profesional ose të barasvleftshëm, në fushat profesionale përkatëse (Grupi A).
- Testin e provimit të kualifikimit për mësimdhënësit e praktikës profesionale, të emëruar si mësimdhënës me kohë të plotë dhe zotërojnë të shkollim të mesëm profesional, pas të mesëm profesional, ose diplomë të nivelit bachelor, në fushat profesionale përkatëse (Grupi B).
- Kërkesat për hartuesit e testeve të provimeve të kualifikimit (2022), për mësimdhënësit të kulturës profesionale në AFP:
2.1. Kërkesa të përgjithshme:
- Të jenë të dipllomuar në arsimin e lartë në nivelin “master” ose të barasvleftshëm me të.
- Të kenë përvojë mësimdhënieje (teorike dhe/ose praktike) në arsimin e mesëm profesional ose në arsimin e lartë.
- Të kenë jo më pak se 5 vite përvojë pune në sektorin e arsimit.
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj.
- Të zotërojnë aftësi të mira kompjuterike.
2.2. Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët:
- Të kenë përvojë si trajnerë të mësimdhënësve, veçanërisht të atyre në AFP.
- Të kenë përvojë në hartimin e njësive të testeve që lidhen me AFP.
- Të mos jenë kandidatë për kualifikim, për vitin 2022.
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesën për aplikim (e firmosur nga kandidati, nëse sillet dorazi).
- Jetëshkrimin (CV).
- Fotokopjen e Diplomës së arsimit të lartë.
- Kopje të dokumentave që tregojnë kohëzgjatjen e përvojat në punë, sipas kërkesave të mësipërme.
- Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 3 javore, qysh nga data e nënshkrimit të saj.
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 28 shtator 2022, ora 16:00.
Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, brenda 5 ditësh pune nga përfundimi i afatit të aplikimit, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe do të njoftohen për rezultatin e aplikimit të tyre.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al.
Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë
Tel. 04 22 37087