Grab a cuppa, a doughnut and get comfy to read our latest news & trends...
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 11, të ligjit nr. 10247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, të ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 426, datë 26.6.2019 “Për mënyrën e organizimit, të funksionimit, si dhe kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve të Komiteteve Sektoriale dhe mënyrën e shpërblimit të tyre”, të Urdhrit të përbashkët të ministrit të Arsimit dhe Sportit dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë “Për ngritjen dhe përbërjen e Komitetit Sektorial të Mikpritjes dhe Turizmit” Nr. 163, datë 6.6.2022 dhe të Rregullores së brendshme të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e Arsimit dhe Formimit Profesional”, nr. prot. 33, datë 15.01.2020, e ndryshuar me urdhrin nr. 8, datë 05.01.2022, prot. nr. 10, AKAFPK shpall konkursin për pjesëmarrje në përbërjen e Komitetit Sektorial të Mikpritjes dhe Turizmit, që do të mbështesin zhvillimin dhe zbatimin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve.
Kriteret për përzgjedhjen e përfaqësuesve të Komiteteve Sektoriale:
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
Kontrata me kandidatët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 4-vjeçare nga data e nënshkrimit të saj.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë AKAFPK-së, adresa: Rr. Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë, dosjen me këto dokumente ose ti nisin në mënyrë elektronike në adresën info.akafp@akafp.gov.al.
Mosparaqitja e dokumenteve ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 18.11.2022.