AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Trajnimi për menaxhimin e të dhënave dhe hartimin e politikave të bazuara në evidencë në kuadër të projektit EQET SEE – komponenti QA

  1. Home
  2. /
  3. Veprimtari
  4. /
  5. Trajnimi për menaxhimin e…

Më 12 dhe 13 prill 2022, në Podgoricë, Mali i Zi, u zhvillua trajnimi për menaxhimin e të dhënave dhe politikëbërjen e bazuar në dëshmi, i organizuar në kuadër të komponentit të Sigurimit të Cilësisë (QA) të projektit Përmirësimet në cilësinë e arsimit dhe trajnimit në SEE – EQET SEE.

Më shumë se tridhjetë persona nga agjencitë e sigurimit të cilësisë dhe ministritë e arsimit të shtatë ekonomive (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) morën pjesë në takimin, të organizuar nga Sekretariati ERI SEE, së bashku me përfaqësuesit të partnerit strategjik të projektit Fondacioni Evropian i Trajnimit (ETF), ekspertë ndërkombëtarë për sigurimin e cilësisë dhe menaxhimin e të dhënave dhe përfaqësues të ERI SEE.

Trajnimi për menaxhimin e të dhënave dhe hartimin e politikave të bazuara në dëshmi u organizua me qëllim të përmirësimit të procesit të mbledhjes, analizës dhe përdorimit të të dhënave në procesin e vlerësimit të jashtëm dhe lehtësimin e shkëmbimit të përvojave ndërmjet politikëbërësve dhe ekspertëve të sigurimit të cilësisë nga ekonomitë e Evropës Juglindore dhe Moldavisë.

Takimi u hap nga znj. Tina Šarić, drejtoreshë e ERI SEE dhe menaxhere e projektit EQET SEE, znj. Biljana Joksimović, drejtoreshë e Byrosë për Shërbimet e Arsimit në Mal të Zi dhe z. Dushko Rajković, Drejtor i Qendrës AAP në Mal të Zi, ndërsa në emër të ETF , Z. Mounir Baati, Ekspert i Lartë i Zhvillimit të Kapitalit Njerëzor, iu drejtua pjesëmarrësve.

Ekspertët holandezë: Z. Maarten Balvers nga Inspektorati Hollandez i Arsimit, Z. Tim Schokker nga Ministria Hollandeze e Arsimit, Kulturës dhe Shkencës, dhe Z. Herman Franssen, ekspert prezantuan përvoja nga Holanda dhe trajtuan temat e llojeve të të dhënave që mblidhen, metodat e mbledhjen dhe analizën e tyre, si dhe qëllimet e mbledhjes së të dhënave dhe përdorimin e tyre për politikëbërje.

Pjesëmarrësit nga EJL dhe Moldavia gjithashtu reflektuan dhe shkëmbyen informacion mbi praktikat e përdorura në ekonomitë e tyre në lidhje me llojet e të dhënave të mbledhura para dhe gjatë vlerësimit të jashtëm ose çdo vit, përdorimin e këtyre të dhënave, praktikat e vlerësimit tematik, metodat dhe mjetet e përdorura për të mbledhur , ruajnë dhe analizojnë të dhënat dhe diskutuan se çfarë përmirësimesh mund të bëhen në ekonomitë përkatëse dhe si mund të kontribuojë bashkëpunimi rajonal në to.