Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve” Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Rregullorja e brendshme e AKAFPK-së me nr. 33 dt.15.01.2020, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:
1. Rishikimin e 4 Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, si më poshtë:
1. Skeletkurrikulit të drejtimit mësimor “Ndërtim”, Niv. IV i KSHK (1 vjeçar).
2. Skeletkurrikulit të profilit mësimor “Prodhime druri gjysëm të gatshme”, Niv. III i KSHK (1 vjeçar), në drejtimin “Përpunim druri”.
3. Skeletkurrikulit të profilit mësimor “Teknologji e prodhimit të pijeve”, Niv. III i KSHK (1 vjeçar), në drejtimin “Teknologji ushqimore”.
4. Skeletkurrikulit të drejtimit mësimor “Shërbime karrocerie në automjete”, Niv. III i KSHK (1 vjeçar), në drejtimin “Shërbime mjetesh transporti”.
2. Kërkesat për bashkëpunëtorët për rishikimin e skeletkurrikulave:
2.1. Kërkesa të përgjithshme për bashkëpunëtorët:
a) Të kenë përvojë si mësues/instruktorë në arsimin parauniversitar ose universitar dhe/ose përvojë pune në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
b) Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
c) Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
d) Të përdorin kompjuterin.
2.2. Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët:
a) Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës ose arsimin e mesëm profesional fushën/drejtimin përkatës;
b) Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave të arsimit profesional;
c) Të kenë jo më pak se 3 vjet përvojë si mësimdhënës në lëndët/modulet profesionale të fushës/drejtimit/profilit përkatës;
d) Të kenë jo më pak se 3 vjet përvojë pune në profesionin përkatës
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nese e sjell dorazi);
b) CV në shqip;
c) Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të mesme profesionale
d) Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve në fushën përkatëse
e) Kopje të dokumentacionit që vërteton përvojën si mësues dhe/ose në punë, në fushën/drejtimin/profilin përkatës
3. Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 2 (dy) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj.
4. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 7 prill 2023, ora 14:00.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë
Tel. 04 22 37087
Vini re: Nëse aplikoni me e-mail, bashkangjitur, nuk duhet të dërgoni dokumente të ZIP-uara dhe madhësia e dokumentave nuk duhet të kalojë vlerën 2MB, në të kundërt duhet që të shpërndani dokumentat në më shumë se një mesazh aplikimi.