Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të
Kushtetutës së Shqipërisë (të ndryshuar), Ligjit nr. 7961 datë 12.7.1995 të Kodi të Punës të Republikës së Shqipërisë, Ligjit nr. 44/2015 “
Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, Ligjit Nr. 15/2017 “
Për arsimin dhe formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar”, Ligjit nr. 23/2018
Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247 datë 04.03.2010 “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, Ligjit Nr. 80/2015 “
Për Arsimin e lartë dhe kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar”, Ligjit Nr. 69/2012 “
Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, (i ndryshuar) me ligjin nr. 56/2015 i datës 28.5.2015, me ligjin nr. 48/2018 i datës 23.7.2018”, VKM-së nr. 673 datë 16.10.2019, “
Për Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”, Urdhrit Nr. 128, datë 06.07.2021 të ministrit të Financave dhe Ekonomisë “
Për Miratimin e Rregullores për Standardet, Kriteret dhe Procedurat e Akreditimit të Ofruesve të Arsimit dhe Formimit Profesional”, Urdhërit nr. 21, datë 13.4.2023 me nr. 113/1 prot., datë 13.4.2023
“Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK”, si dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi të cilat lidhen me veprimtarinë e këtij institucioni, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:
Vlerësimin e jashtëm për akreditimin institucional të Shkollës së Mesme Profesionale Jopublike “Shën Jozefi Punëtor” Rrëshen, që ofron kualifikimet profesionale të mëposhtme:
- Elektroteknikë, Niveli II i KSHK-së
- Termohidraulikë, Niveli II i KSHK-së
- Hoteleri-Turizëm, Niveli II i KSHK-së
- Shërbime Social-Shëndetësore, Niveli II i KSHK-së
- Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Niveli II i KSHK-së
- Shërbime mjetesh transporti, Niveli II i KSHK-së
- Elektromekanikë, Niveli III i KSHK-së
- Instalime sisteme ngrohëse-ftohëse, Niveli III i KSHK-së
- Bar-Restorant, Niveli III i KSHK-së
- Shërbime kujdesi për të moshuar, Niveli III i KSHK-së
- Shërbime xhenerike, Niveli III i KSHK-së,
- Shërbime motori, Niveli III i KSHK-së
- Elektroteknikë, Niveli IV i KSHK-së
- Panele diellore hidraulike, Niveli IV i KSHK-së
- Hoteleri-Turizëm, Niveli IV i KSHK-së
- Mbështetje të përdoruesve TIK, Niveli IV i KSHK-së
- Shërbime mjetesh transporti, Niveli IV i KSHK-së
- Shërbime Sociale Shëndetësore, Niveli IV i KSHK-së
Specifikimet e detyrës për të cilën do të angazhohen specialistët e jashtëm për procesin e akreditimit:
Grupi i Vlerësimit të Jashtëm përbëhet nga 3 (tre) vlerësues të jashtëm. Grupi i vlerësimit të jashtëm analizon dokumentet dhe të dhënat e ofruesit të AFP-së dhe harton planin paraprak të vizitës në terren, e cila zgjat 1–3 ditë, sipas planit të dakordësuar. Anëtarët e GVJ-së mbledhin evidencat e nevojshme, sipas standardeve dhe kritereve të akreditimit, nëpërmjet mënyrave të ndryshme për mbledhjen e informacionit dhe hartojnë raportin përfundimtar të akreditimit.
Kandidatët e interesuar për këtë shërbim duhet të plotësojnë këto kërkesa:
Kërkesa të përgjithshme
- të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë.
- të kenë aftësi të punës në grup.
- të përdorin programet bazë të kompjuterit.
- të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik.
- të përdorin literaturë në gjuhë të huaj.
Kërkesa të veçanta:
- të kenë diplomë të arsimit të lartë (të paktën niveli 7 i KSHK-së);
- të kenë jo më pak se 5 vite përvojë pune, në AFP dhe/apo në fushat profesionale përkatëse;
- të jenë të certifikuar si vlerësues të jashtëm të procesit të akreditimit;
- të kenë ndjekur trajnimin e vazhduar për procesin e akreditimit;
- të mos jenë të përjashtuar nga e drejta për të vepruar si vlerësues të jashtëm të procesit të akreditimit.
- të kenë nënshkruar formularin e deklarimit që nuk kanë konflikt interesi me AKAFPK-në dhe ofruesin e AFP-së, sipas formatit bashkëlidhur (Shtojca 1).
- të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale.
Paraqitja e dokumenteve
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për Aplikim referuar njoftimit përkatës për aplikim e firmosur nga kandidati
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit
- Jetëshkrimi (CV)
- Fotokopje e dokumenteve të diplomimit/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës.
- Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë, në fushën përkatëse (fotokopje të librezës së punës, vërtetim nga e-albania dhe/apo çdo dokument tjetër zyrtar që plotëson këtë kërkesë).
- Kopje të Certifikatës së lëshuar nga AKAFPK-ja si vlerësues i jashtëm në procesin e akreditimit të IoAFP-ve
- Deklaratën e nënshkruar që nuk ka konflikt interesi me stafin e AKAFPK-së dhe ofruesin publik, sipas formatit bashkëlidhur. (Shtojca 1).
- Dëshmi penaliteti
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve apo specializimeve të ndryshme (në se disponon).
Numri i anëtarëve të grupit për detyrën përkatëse:
Numri maksimal i anëtarëve të grupit për vlerësimin e jashtëm për akreditim është 3 (tre) anëtarë.
Kohëzgjatja e kontratës:
Kontrata lidhet për një periudhë 6 (gjashtë) mujore ose kjo kontratë do të pranohet e përmbushur kur ka plotësuar pikën “b” të fazës së III të neni nr. 10 si dhe të pikës 5 të neni 17 të Urdhrin nr. 128 datë 06.07.2021, i Ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Kjo kontratë hyn në fuqi nga data e nënshkrimit të saj.
Mënyra e aplikimit dhe afatet
Kandidati duhet të dorëzojë në Zyrën e Administratës së AKAFPK-së me adresë: Rruga Mustafa Lleshi, Kati i III-të, Godina e Thesarit, Tiranë, ose në
mënyrë elektronike (të skanuara) në adresën
info.akafp@akafp.gov.al dosjen me dokumentet e mësipërme.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të përcaktuar sjell skualifikim të kandidatit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit brenda
datës 19 Maj 2023, ora 14:00.
Të gjitha njoftimet e mëtejshme në lidhje me vazhdimin e procedurave të konkurrimit për këtë shërbim, mund t’i gjeni në adresën e Web Site të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve.
Njoftimi do të hidhet në faqen e AKAFPK-së më datë
15 Maj 2023.
Shtojca