Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, Ligjit nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Udhëzimit të MFE Nr. 21, dt.27.06.2022 “Për kualifikimin e vazhduar profesionale të mësimdhënësve të kulturës profesionale në AFP”, Urdhërit të brendshëm Nr.7, datë 10.01.2023 për “Miratimin e udhëzuesit për procedurat, afatet kohore dhe përgjegjësitë që lidhen me kualifikimin e mësimdhënësve të cultures profesionale në AFP, për vitin 2023:
Njofton
- Të gjithë mësimdhënësit e kulturës profesionale të ofruesve të Arsimit Profesional, kandidatë për kualifikim/atestim 5, 10 dhe 20 vjeçar, për vitin 2023, njoftohen që provimet e kualifikimit për dy grupet (A dhe B) e mësimdhënësve (të përcaktuara në nenin 2, pika 4, të Udhëzimit të MFE Nr:21, datë 27.6.2022), do të zhvillohen në datën 3 qershor 2023, ora 10:00 – 12:00.
- Provimet do të zhvillohen në mjediset e Shkollës Teknike Ekonomike, në Tiranë (rruga “Xhorxhi Martini”).
- Mësimdhënësit kandidatë për kualifikim duhet të jenë të pajisur me dokument identifikimi dhe të paraqiten së paku 30 minuta para fillimit të provimit.
- Ky njoftim së bashku me listën emërore të mësimdhënësve kandidatë për kualifikim, do të publikohet edhe në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) akafp.gov.al