Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) në bashkëpunim me projektit Skill for Jobs (S4J) zhvilloi takimet për hartimin dhe validimin e standardit të profesionin dhe standardit të kualifikimit “Diagnostikim-menaxhim në autoservis”, niveli i V i KSHK-së.
Në fillim të takimit Zj. Ejvis Gishti, Drejtore e Përgjithshme e AKAFPK përshëndeti të pranishmit, duke falënderuar ata për kontributin në zhvillimin e standardeve të profesionit dhe të kualifikimit.
Në fillim të takimeve u bë orientimi i grupit për metodologjitë e hartimit të standardeve profesioneve dhe të kualifikimit profesionale. Grupit të punës iu prezantua formati i standardeve të profesioneve dhe të kualifikimeve profesionale dhe më pas u bë orientimi për plotësimin e rubrikave përkatëse të tyre.
Takimet u zhvilluan në ” Hotel Mondial” në Tiranë gjatë periudhës prill-maj 2023.