AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

NJOFTIM i datës 23 qershor 2023-KËRKOHEN SPECIALISTË TË JASHTËM PËR VALIDIMIN E STANDARDEVE TË PROFESIONEVE DHE STANDARDEVE TË KUALIFIKIMEVE SIPAS FUSHAVE TË MËPOSHTME

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të neneve 659, 850-876 të Ligjit nr. 7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, të Ligjit nr. 10247, datë 04.03.2010 “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, të VKM-së nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së” dhe të Urdhrit nr. 21, nr. prot 113/1, datë 13.04.2023, “Për miratimin e Udhëzuesit “Për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK””, shpall konkurrimin për specialistë të jashtëm lidhur me:
  1. Teknologji ushqimore:
  2. Standarde profesionesh (“Prodhues të produkteve dhe nënprodukteve të qumështit”, “Punonjës të prodhimin të pijeve”, “Teknik të teknologjisë ushqimore”)
  3. Standarde kualifikimi (“Teknologji e prodhimit të pijeve”, niveli III në KSHK, “Teknologji e përpunimit tё qumështit”, niveli III në KSHK, “Teknologji ushqimore”, niveli IV në KSHK).
 
  1. Tekstil – konfeksion:
  2. Standarde profesionesh (“Punonjës të tekstileve, të lëkurës, veshjeve dhe të ngjashme me to”, “Rrobaqepës”)
  3. Standarde kualifikimi (“Tekstil-Konfeksione”, niveli II në KSHK dhe “Rrobaqepësi”, niveli III në KSHK).
 
  1. Mekanikë:
  2. Standarde profesionesh (“Përgatitës të konstruksioneve metalike dhe të ngjashëm”, “Punëtorë dhe montues të makinerive metal punuese”)
  3. Standarde kualifikimi (“Makina metalpunuese”, niveli III në KSHK, “Konstruksione metalike”, niveli III në KSHK, “Shërbime karrocerie”, niveli III në KSHK, “Shërbime mjetesh transporti”, niveli IV në KSHK)
 
  1. Shërbime mjetesh transporti:
  2. Standarde profesionesh (“Punonjës specialist për shërbime karrocerie”, “Teknik të riparimit dhe mirëmbajtjes së automjeteve”
  3. Standarde kualifikimi(“Shërbime karrocerie”, niveli III në KSHK, “Shërbime mjetesh transporti”, niveli IV në KSHK)
 
  1. Ndërtim:
  2. Standarde profesionesh (“Punonjës për punime dhe riparime rrugësh”, “Teknik i mesëm ndërtimi”)
  3. Standarde kualifikimi (“Punime dhe riparim rrugësh”, niveli III në KSHK, “Ndërtim”, niveli IV në KSHK).
 
  1. Termohidraulikë:
  2. Standarde profesionesh (“Teknik hidraulik”)
  3. Standarde kualifikimi (“Termohidralikë”, niveli IV në KSHK).
 
  1. Përpunim druri:
  2. Standarde profesionesh (“Punonjës për prodhime druri gjysmë të gatshme”)
  3. Standarde kualifikimi (“Prodhime druri gjysmë të gatshme”, niveli III në KSHK).
 
  1. Ekonomi – biznes:
  2. Standarde profesionesh (“Llogaritar”, “Tregtar “, “Përfaqësues sigurimesh”, “Nëpunës në agjencitë e udhëtimit”)
  3. Standarde kualifikimi (“Sigurime”, “Llogari”, “Sipërmarrje e Agjencisë Turistike” dhe “Tregti”, niveli IV në KSHK).
 
  1. Nxjerrja e naftës, gazit dhe ujit:
  2. Standarde profesionesh (“Punëtorë të shpimeve dhe të tjerë që lidhen me to”)
  3. Standarde kualifikimi (“Nxjerrja e naftës, gazit dhe ujit”, niveli III në KSHK).
 
  1. Gjeologji – miniera:
  2. Standarde profesionesh (“Përgjegjës në minierë “)
  3. Standarde kualifikimi (“Gjeologji –Miniera”, niveli IV në KSHK).
 
  1. Detari:
  2. Standarde profesionesh (“Punonjës peshkimi në thellësi (det të hapur “)
  3. Standarde kualifikimi (“Detari”, niveli IV në KSHK).
 
  1. Shërbime sociale dhe shëndetësore:
  2. Standarde profesionesh (“Punonjës/e ndihmës/e në shërbimet sociale dhe shëndetësore”)
  3. Standarde kualifikimi (“Shërbime Sociale dhe Shëndetësore”, niveli IV në KSHK).
  Grupi i punës do të angazhohet për të validuar standardet e profesionit dhe standardet e kualifikimit, duke u bazuar në kriteret përkatëse. Grupi i punës duhet të paraqitet pranë AKAFPK-së për të zhvilluar takimet e përbashkëta dhe të japë kontribut aktiv, në përbërje të grupit të punës. Grupi i punës duhet të përbëhet nga 3-4 anëtarë. Ky angazhim do të realizohet për një periudhë me kohëzgjatje 1 (një) mujore. Kandidatët për validimin e standardit të profesionit dhe standardeve të kualifikimeve të sipërpërmendura duhet të plotësojnë respektivisht këto kritere:  
  • Të mos kenë qenë pjesë e grupeve të punës për hartimin e këtyre dokumenteve.
 
  • Kërkesa të përgjithshme:
  1. Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën përkatëse profesionale;
  2. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  3. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  4. Të përdorin kompjuterin;
  5. Të njohin metodologjinë e hartimit të standardit të profesionit (e preferueshme);
  6. Të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillimin e tyre profesional (e preferueshme).
 
  • Kërkesa të veçanta për hartuesit e standardit të profesionit:
  1. Ekspertë të biznesit: Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën profesionale përkatëse.
  2. Mësimdhënës: Të kenë të paktën 3 vitet e fundit përvojë pune në mësimdhënie në fushën profesionale të kërkuar.
 
  • Kërkesa të veçanta për hartuesit e standardit të kualifikimit:
  1. të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën përkatëse profesionale;
  2. të këtë përvojë pune në fushën profesionale përkatëse dhe/ose të aktualisht mësimdhënie në kulturën profesionale të arsimit të mesëm dhe/ose të arsimit të lartë, në fushën profesionale përkatëse;
  3. të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillim e tyre profesional;
  • Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
 
  1. Kërkesë për Aplikim;
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së arsimit të përfunduar;
  4. Dokument që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë (fotokopje e librezës së punës/vërtetim pune/deklarata e kontributeve nga ealbania) në fushën përkatëse;
  5. Për mësimdhënësit duhet një vërtetim nga institucioni për lëndën/ët që jep dhe kohëzgjatjen;
  6. Fotokopje të dokumenteve që tregojnë kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (nëse disponohen).
  Kujdes: Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell s’kualifikim të kandidatit.   Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 02.07.2023.   Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe fituesit do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet email-it. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al.   Dokumentacioni dorëzohet: – pranë zyrave të AKAFPK-së, në adresën: rruga “Mustafa Lleshi”, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë; – në formë elektronike në email-in: info.akafp@akafp.gov.al.