Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të neneve 659, 850-876 të Ligjit nr. 7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, të Ligjit nr. 10247, datë 04.03.2010 “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, të VKM-së nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së” dhe të Urdhrit nr. 21, nr. prot 113/1, datë 13.04.2023, “Për miratimin e Udhëzuesit “Për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK””, shpall konkurrimin për specialistë të jashtëm lidhur me:
- Teknologji ushqimore:
- Standarde profesionesh (“Prodhues të produkteve dhe nënprodukteve të qumështit”, “Prodhues të pijeve alkoolike dhe joalkoolike”, “Teknik të teknologjisë ushqimore”)
- Standarde kualifikimi (“Teknologji e prodhimit të pijeve”, niveli III në KSHK, “Teknologji e përpunimit tё qumështit”, niveli III në KSHK, “Teknologji ushqimore”, niveli IV në KSHK).
- Tekstil – konfeksion:
- Standarde profesionesh (“Punonjës të tekstileve, të lëkurës, veshjeve dhe të ngjashme me to”, “Rrobaqepës”)
- Standarde kualifikimi (“Tekstil-Konfeksione”, niveli II në KSHK dhe “Rrobaqepësi”, niveli III në KSHK).
- Mekanikë:
- Standarde profesionesh (“Përgatitës të konstruksioneve metalike dhe të ngjashëm”, “Punëtorë të makinerive metal punuese”)
- Standarde kualifikimi (“Makina metalpunuese”, niveli III në KSHK, “Konstruksione metalike”, niveli III në KSHK).
- Shërbime mjetesh transporti:
- Standarde profesionesh (“Punonjës specialist për shërbime karrocerie”, “Teknik të riparimit dhe mirëmbajtjes së automjeteve”)
- Standarde kualifikimi (“Shërbime karrocerie”, niveli III në KSHK, “Shërbime mjetesh transporti”, niveli IV në KSHK).
- Termohidraulikë:
- Standard profesioni (“Teknik hidraulik”)
- Standard kualifikimi (“Termohidralikë”, niveli IV në KSHK).
- Përpunim druri:
- Standarde profesionesh (“Punonjës për prodhime druri gjysmë të gatshme”)
- Standarde kualifikimi (“Prodhime druri gjysmë të gatshme”, niveli III në KSHK).
- Nxjerrja e naftës, gazit dhe ujit:
- Standard profesioni (“Punëtorë të shpimeve dhe të tjerë që lidhen me to”)
- Standard kualifikimi (“Nxjerrja e naftës, gazit dhe ujit”, niveli III në KSHK).
- Gjeologji – miniera:
- Standard profesioni (“Përgjegjës në minierë”)
- Standard kualifikimi (“Gjeologji – Miniera”, niveli IV në KSHK).
- Detari:
- Standard profesioni (“Punonjës peshkimi në thellësi (det të hapur)”)
- Standarde kualifikimi (“Detari”, niveli IV në KSHK).
- Shërbime sociale dhe shëndetësore:
- Standarde profesionesh (“Punonjës ndihmës në shërbimet sociale dhe shëndetësore”)
- Standarde kualifikimi (“Shërbime Sociale dhe Shëndetësore”, niveli IV në KSHK).
- Të mos kenë qenë pjesë e grupeve të punës për hartimin e këtyre dokumentave.
- Kërkesa të përgjithshme:
- Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën përkatëse profesionale;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorin kompjuterin;
- Të njohin metodologjinë e hartimit të standardit të profesionit/kualifikimit (e preferueshme);
- Të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillimin e tyre profesional (e preferueshme).
- Kërkesa të veçanta për validuesit e standardit të profesionit:
- Ekspertë të biznesit: Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën profesionale përkatëse.
- Mësimdhënës: Të kenë të paktën 3 vitet e fundit përvojë pune në mësimdhënie në fushën profesionale të kërkuar.
- Kërkesa të veçanta për validuesit e standardit të kualifikimit:
- të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën përkatëse profesionale;
- të këtë përvojë pune në fushën profesionale përkatëse;
- të kenë përvojë në mësimdhënie në kulturën profesionale të arsimit të mesëm dhe/ose të arsimit të lartë, në fushën profesionale përkatëse;
- të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillimin e tyre profesional.
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për Aplikim;
- CV;
- Fotokopje e Diplomës së arsimit të përfunduar;
- Dokument që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë (fotokopje e librezës së punës/vërtetim pune/deklarata e kontributeve nga ealbania) në fushën përkatëse;
- Për mësimdhënësit duhet një vërtetim nga institucioni për lëndën/ët që jep dhe kohëzgjatjen;
- Fotokopje të dokumenteve që tregojnë kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (nëse disponohen).