AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 2 Tetor 2023 – për bashkëpunëtorë për hartimin e 2 programeve të kurseve të unifikuara të formimit profesional

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për  Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve” Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Urdhërit të Drejtorit të AKAFPK-së, nr. 21, datë 13.04.2023 “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:
  1. Hartimin e Programeve të 2 Kurseve të Unifikuara të Formimit Profesional (FP), si më poshtë:
  2. Programin e Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Zhvillim front end” (Front end development)
  3. Programin e Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Hedhje të dhënash” (Data entry).
  4. Kërkesat për bashkëpunëtorët për hartimin e Programeve të Kurseve të Unifikuara të FP:
2.1. Kërkesa të përgjithshme për hartuesit e programeve të Kurseve të Unifikuara:
  1. të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë
  2. të kenë aftësi të punës në grup
  3. të përdorin programet bazë të kompjuterit
  4. të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik
  5. të përdorin literaturë në gjuhë të huaj
2.2. Kërkesa të veçanta për hartuesit e programeve të kurseve të unifikuara:
  1. të kenë mbaruar arsimin e mesëm profesional ose të lartë në fushën përkatëse profesionale;
  2. të kenë përvojë pune, jo më pak se 3 vjet, si mësimdhënës të teorisë dhe/ose praktikës profesionale në formimin profesional, në arsimin e mesëm profesional dhe në arsimin e lartë, në fushën profesionale përkatëse;
  3. të kenë jo më pak se 3 vjet përvojë pune në profesionin përkatës
  4. të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave të arsimit profesional dhe/ose formimit profesional;;
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nëse e sjell dorazi);
  2. CV në shqip;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të mesme profesionale;
  4. Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve në drejtimin/fushën përkatëse
  5. Kopje të dokumentacionit që vërteton vitet e punës si mësues/instruktor dhe/ose në punë, në fushën/drejtimin përkatës.
  6. Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 1,5 (një presje pesë) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj.
 
  1. Grupi i punës për rishikimin e programit të kursit të unifikuar do të jetë i përbërë nga 3 ÷ 5 bashkëpunëtorë, të shpallur fitues.
  2. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 09 tetor 2023, ora 16:00.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë Tel. 04 22 37087; Vini re: Nëse aplikoni me e-mail, bashkangjitur, nuk duhet të dërgoni dokumente të ZIP-uara dhe madhësia e dokumentave nuk duhet të kalojë vlerën 2MB, në të kundërt duhet që të shpërndani dokumentat në më shumë se një mesazh aplikimi.