AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE SHPALL NJOTIMIN PËR BASHKËPUNËTORË PËR HARTIMIN/RISHIKIMIN E 9 PROGRAMEVE TË KURSEVE TË UNIFIKUARA TË FORMIMIT PROFESIONAL

  1. Home
  2. /
  3. Njoftime
  4. /
  5. Njoftime për bashkëpunëtorë
  6. /
  7. AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT,…

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve” Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Urdhërit të Drejtorit të AKAFPK-së, nr. 21, datë 13.04.2023 “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:

Hartimin e Programeve të 4 Kurseve të Unifikuara të Formimit Profesional (FP), si më poshtë:

  1. Instalim i paneleve diellore fotovoltaike
  2. Berber
  3. Recepsion
  4. Pasticier
  5. Rishikimin e Programeve të 5 Kurseve të Unifikuara të Formimit Profesional (FP), si më poshtë:
  6. Instalime dhe mirëmbajtje hidraulike
  7. Instalim dhe mirëmbajtje të sistemeve ngrohje-ftohje
  8. Instalim dhe mirëmbajtje të rrjetit elektrik
  9. Kuzhinë
  10. Parukeri
  11. Kërkesat për bashkëpunëtorët për hartimin/rishikimin e Programeve të Kurseve të Unifikuara të FP:

3.1. Kërkesa të përgjithshme për hartuesit/rishikuesit e programeve të Kurseve të Unifikuara:

a) të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë

b) të kenë aftësi të punës në grup

c) të përdorin programet bazë të kompjuterit

d) të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik

e) të përdorin literaturë në gjuhë të huaj

3.2. Kërkesa të veçanta për hartuesit/rishikuesit e programeve të kurseve të unifikuara:

a) të kenë mbaruar arsimin e mesëm profesional ose të lartë në fushën përkatëse profesionale;

b) të kenë përvojë pune, jo më pak se 3 vjet, si mësimdhënës të teorisë dhe/ose praktikës profesionale në formimin profesional, në arsimin e mesëm profesional dhe në arsimin e lartë, në fushën profesionale përkatëse;

c) të kenë jo më pak se 3 vjet përvojë pune në profesionin përkatës

d) të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave të arsimit profesional dhe/ose formimit profesional;;

3.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nëse e sjell dorazi);

b) CV në shqip;

c) Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të mesme profesionale;

d) Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve në drejtimin/fushën përkatëse

e) Kopje të dokumentacionit që vërteton vitet e punës si mësues/instruktor dhe/ose në punë, në fushën/drejtimin përkatës.

  1. Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 1 (një) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj.
  2. Grupi i punës për hartimin/rishikimin e programit të kursit të unifikuar do të jetë i përbërë nga 3 ÷ 5 bashkëpunëtorë, të shpallur fitues.
  3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 10 nëntor 2023, ora 14:00.

Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë

Tel. 04 22 37087;

Vini re: Nëse aplikoni me e-mail, bashkangjitur, nuk duhet të dërgoni dokumente të ZIP-uara dhe madhësia e dokumentave nuk duhet të kalojë vlerën 2MB, në të kundërt duhet që të shpërndani dokumentat në më shumë se një mesazh aplikimi