Në datë 23 shkurt 2024 u mbajt në Tiranë, Takimi kombëtar në kuadër të projektit Rritja e cilësisë së arsimit dhe trajnimit në EJL – EQET SEE dhe u mbështet nga Agjencia Austriake për Zhvillim me fondet e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim. Në këtë takim u prezantua Pyetësori i nevojave për trajnim të vlerësuesve të jashtëm në shtatë vendet e EQET SEE: Shqipëri, Bosnja dhe Herzegovina, Kosova*, Moldavi, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Serbi.