Në datë 21 mars dhe në datë 28 mars 2024 u mbajt në Tiranë, Takimi kombëtar në kuadër të projektit Rritja e cilësisë së arsimit dhe trajnimit në EJL – EQET SEE dhe u mbështet nga Agjencia Austriake për Zhvillim me fondet e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim. Në këto takime u prezantua dokumenti “Praktikat e mira evropiane në zbatimin e metodologjive të vlerësimit të jashtëm” dhe është koleksioni i praktikave të mira që mbulon shembuj të ndryshëm në zbatimin e metodologjive të vlerësimit të jashtëm në rajonin e Evropës Juglindore: Shqipëri, Bosnja dhe Herzegovina, Kosova*, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut, Serbi, Republika e Moldavisë dhe disa vende të Bashkimit Evropian. Më shume