AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 22 Prill 2024 – për bashkëpunëtorë për hartimin e 10 materialeve mësimore në mbështetje të lëndëve/moduleve mësimore të skeletkurrikulave të arsimit profesional

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për  Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve” Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Urdhërit të Drejtorit të AKAFPK-së, nr. 21, datë 13.04.2023 “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:  Hartimin e 10 Materialeve mësimore për lëndët/modulet profesionale si më poshtë (në Shtojcën bashkëlidhur tregohen edhe programet sintetike përkatëse të këtyre lëndëve):
  1. Lëndët/modulet profesionale për të cilat do të hartohen materialet mësimore:
  2. Lënda “Mbrojtja e pyjeve”, kl.11 (34 orë), në drejtimin “Pyje”.
  3. Lënda “Teknika e punimeve te patinimit dhe bojatisjes”, kl.12 (34 orë), në profilin “Punime dekorative dhe bojatisje”.
  4. Lënda “Infrastruktura inxhinierike me elemente projekti”, kl.13 (32 orë), në drejtimin “Ndërtim”.
  5. Lënda “Bazat e qepjes”, kl.10 (72 orë), në drejtimin “Tekstil konfeksione”.
  6. Lënda “Bazat e qepjes”, kl.11 (68 orë), në drejtimin “Tekstil konfeksione”.
  7. Lënda “Pediatria e përgjithshme”, kl. 12 (68 orë), në profilin “Shërbime kujdesi për fëmijë”.
  8. Lënda “Gerontologji e përgjithshme”, kl.12 (68 orë), në profilin “Shërbime kujdesi për të moshuar”.
  9. Lënda “Teknikë instalimi e sistemeve termohidraulike”, kl.13 (64 orë), në drejtimin “Termohidraulikë”.
  10. Lënda “Bazat e sipërmarrjes”, kl. 13, tema 12 :“Veprimet individuale me bankat” dhe tema 13: “Siguracionet personale”.
  11. Moduli “Diagnostikimi në sistemet elektrike, elektronike dhe mekatronike në automjet”, (105 orë), në profilin “Diagnostikim – menaxhim në autoservis”, pas të mesmes. 
  1. Kërkesat për hartuesit e Materialeve mësimore të lëndëve/moduleve profesionale:
2.1. Kërkesa të përgjithshme për bashkëpunëtorët:
  1. Të kenë përvojë si mësues/instruktorë në arsimin parauniversitar ose universitar dhe/ose përvojë pune në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
  2. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  3. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  4. Të përdorin kompjuterin.
2.2. Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët:
  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
  2. Të kenë përvojë në hartimin e materialeve mësimore dhe/ose teksteve shkollore;
  3. Të kenë përvojë më shumë se 3 vjet si mësimdhënës/pedagog në lëndët/modulet profesionale të fushës/drejtimit përkatës;
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nëse e sjell dorazi);
  2. CV në shqip;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
  4. Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve në fushën përkatëse
  5. Kopje të dokumentacionit që vërteton kohëzgjatjen e përvojës si mësues/pedagog dhe/ose në punë, në fushën/drejtimin/profilin përkatës 
  1. Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 1 (një) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj. 
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 29.04.2024 ora 16:30.
Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, brenda 5 ditësh pune nga përfundimi i afatit të aplikimit, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe do të njoftohen për rezultatin e aplikimit të tyre. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë Tel. 04 22 37087  Vini re: Nëse aplikoni me e-mail, bashkangjitur, nuk duhet të dërgoni dokumente të ZIP-uara dhe madhësia e dokumentave nuk duhet të kalojë vlerën 2MB, në të kundërt duhet që të shpërndani dokumentat në më shumë se një mesazh aplikimi. Shtojca