Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, Ligjit nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Urdhrit të Drejtorit të AKAFPK-së, nr. 21, datë 13.04.2023 “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, si dhe shkresës së dërguar nga AKPA Nr.prot.1955/1, datë 09.09.2024 për “Propozime dhe parashtrim i nevojave për programe të kurseve të unifikuara të formimit profesional, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:
- Hartimin e 8 (tetë) Programeve të Kurseve të Unifikuara të Formimit Profesional (FP), si më poshtë:
- Programin e Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Kujdestar për të moshuar”.
- Programin e Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Picajol”.
- Programin e Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Pastiçer”.
- Programin e Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Bazat e programimit në Python”.
- Programin e Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Ndërtimi i aplikacionit web në Python”.
- Programin e Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Python për shkencën e të dhënave (data science)”.
- Programin e Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Teknikë rrjeti kompjuterik”.
- Programin e Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Kujdestar fëmijësh”.
- Rishikimin e 2 (dy) Programeve të Kurseve të Unifikuara të Formimit Profesional (FP), si më poshtë:
- Programin e Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Rrobaqepësi”.
- Programin e Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Termohidraulikë”.
- Kërkesat për hartuesit/rishikuesit e Programeve të Kurseve të Unifikuara të FP:
- Të kenë përvojë si mësimdhënës/instruktor në kurset e formimit profesional ose në arsimin e mesëm profesional;
- Të kenë përvojë pune në fushën përkatëse;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorin kompjuterin.
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë në drejtimin përkatës ose shkollën e mesme profesionale në fushën përkatëse;
- Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave/programeve të kurseve;
- Të kenë jo më pak se 3 vjet përvojë si mësimdhënës/instruktor në drejtimin/profilin përkatës;
- Të kenë jo më pak se 3 vjet përvojë pune në profesionin përkatës
- Kërkesë për Aplikim;
- CV;
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të mesme profesionale;
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve në fushën përkatëse
- Kopje të dokumentacionit që vërteton vitet e punës si mësimdhënës dhe/ose në punë, në fushën/drejtimin/profilin përkatës.
- Çdo grup pune për hartimin/rishikimin e Programeve të kurseve të unifikuara të formimit profesional do të jetë i përbërë nga 3 ÷ 5 bashkëpunëtorë të shpallur fitues.
- Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 1,5 (një presje pesë) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj.