AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Workshop për validimin e materialeve mësimore dhe udhëzuesve për zbatimin e tyre nga nxënësit dhe mësuesit për “Agrobiznesi” dhe “Konstruksione metalike”

  1. Home
  2. /
  3. Veprimtari
  4. /
  5. Workshop për validimin e…
Në kuadër të projektit “Rritja e cilësisë së arsimit dhe trajnimit në SEE – EQET SEE” 01 tetor dhe 08 nëntor 2024 u zhvilluan takimet për validimin e materialeve mësimore dhe udhëzuesve për zbatimin e tyre  nga nxënësit dhe mësuesit për  fushën e bujqësisë dhe  mekanikës. Znj. Ejvis Gishti, Drejtore e Përgjithshme e AKAFPK-së përshëndeti të pranishmit, duke i falënderuar për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në validimin e këtyre materialeve dhe nënvizoi se ky proces mbështetet nga Iniciativa për Reformën në Arsim të Evropës Juglindore (ERI SEE), bashkëpunimi Austriak për Zhvillim. Znj. Albina Buci, si moderatore, informon grupin e punës për procesin e hartimin të këtyre materialeve të përgatitura nga profesioniste të fushave përkatëse të vendeve të rajonit në kuadrin e bashkëpunimit rajonal për kualifikimet “Agrobiznes” dhe “Konstruksione metalike” dhe  shpjegoi objektivat e takimit dhe hapat e punës që do të ndërmerren për të validuar materialin mësimor dhe udhëzuesit për zbatimin e tyre  nga nxënësit dhe mësuesit, duke iu referuar një pyetësori të përgatitur paraprakisht. Grupi i validimit, në  moderimin e znj. Albina Buci, lexoi me vëmendje dhe diskutoi mbi këto materiale duke bëre dhe plotësimet dhe korrigjimet e nevojshme. Nga takimet  u zhvilluan në” Xheko Imperial Hotel “në Tiranë