Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr. 7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të neneve 659, 850 – 876, të Ligjit nr. 69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. nr. 10247, datë 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, të VKM-së nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së” dhe të Urdhrit nr. 21, nr. 113/1prot, datë 13.04.2023, “Për miratimin e Udhëzuesit “Për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK””, shpall konkurrimin për specialistë të jashtëm lidhur me:
- “Mbështetje për përdorimin e sistemeve TIK”, niveli V në KSHK, referuar nivelit V në KEK
- Kandidatët për hartimin e standardit të kualifikimit profesional “Mbështetje për përdorimin e sistemeve TIK”, niveli V në KSHK, referuar nivelit V në KEK, duhet të plotësojnë respektivisht këto kritere:
- Kërkesa të përgjithshme:
- a) të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë;
- b) të kenë aftësi të punës në grup;
- c) të përdorin programet bazë të kompjuterit;
- d) të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik;
- e) të përdorin literaturë në gjuhë të huaj.
- Kërkesa të veçanta
- të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën përkatëse profesionale;
- të këtë përvojë pune në fushën profesionale përkatëse dhe/ose të aktualisht mësimdhënie në kulturën profesionale të arsimit të mesëm dhe/ose të arsimit të lartë, në drejtimin/profili profesional përkatës;
- të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillim e tyre profesional;
- Preferohen ata kandidatë, të cilët janë trajnuar për përmbajtjen e kualifikimit profesional të sipër përmendur apo për vlerësimin përfundimtar të nxënësve të shkollave profesionale, si edhe ata që janë autorë tekstesh mësimore të fushës profesionale përkatëse apo kanë qenë bashkëpunëtorë të AKAFPK-së.
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për Aplikim referuar njoftimit përkatës;
- Curriculum Vitae;
- Fotokopje e dokumenteve të diplomimit/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës;
- Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë, në fushën përkatëse (fotokopje të librezës së punës, vërtetim nga e-albania dhe/apo çdo dokument tjetër zyrtar që plotëson këtë kërkesë);
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (nëse disponohen).