AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 16 dhjetor 2024 – KËRKOHEN SPECIALISTË TË JASHTËM PËR RISHIKIMIN E STANDARDIT TË PROFESIONIT

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të neneve 659, 850-876 të Ligjit nr. 7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 10247, datë 04.03.2010 “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, të VKM-së nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së” dhe të Urdhrit nr. 21, nr. prot 113/1, datë 13.04.2023, “Për miratimin e Udhëzuesit “Për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK””, shpall konkurrimin për specialistë të jashtëm lidhur me:
  1. “Teknik elektrik” (rishikim)
Grupi i punës do të angazhohet për të rishikuar standardin e profesionit, lidhur me funksionet, detyrat, njohuritë dhe kriteret e performancës për profesionet në fjalë. Grupi i punës duhet të paraqitet pranë AKAFPK-së për të zhvilluar takimet e përbashkëta dhe të japë kontribut aktiv, në përbërje të grupit të punës, në diskutimin dhe në përgatitjen e dokumentacionit të rishikimit të standardit të profesionit. Grupi i punës duhet të përbëhet nga 5-8 anëtarë. Ky angazhim do të realizohet për një periudhë me kohëzgjatje 2 (dy) mujore.  Kandidatët për rishikimin e standardit të profesionit duhet të plotësojnë respektivisht këto kritere:
  • Kërkesa të përgjithshme:
  1. Të kenë minimalisht arsimin e mesëm dhe një kualifikim në fushën përkatëse profesionale;
  2. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  3. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  4. Të përdorin kompjuterin.
  • Kërkesa të veçanta për rishikuesit e standardit të profesionit:
– Ekspertë të biznesit: Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën profesionale përkatëse. – Mësimdhënës: Të kenë të paktën 3 vitet e fundit përvojë pune në mësimdhënie në fushën profesionale të kërkuar.
  • Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim;
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së arsimit të përfunduar;
  4. Dokument që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë (fotokopje e librezës së punës/vërtetim pune/deklarata e kontributeve nga e-albania) në fushën përkatëse;
  5. Për mësimdhënësit duhet një vërtetim nga institucioni për lëndën/ët që jep dhe kohëzgjatjen;
  6. Fotokopje të dokumenteve që tregojnë kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (nëse disponohen).
Kujdes: Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell s’kualifikim të kandidatit. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 20.12.2024, ora 14:00.  Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe fituesit do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet email-it. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al. Dokumentacioni dorëzohet: – pranë zyrave të AKAFPK-së, në adresën: rruga “Mustafa Lleshi”, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë; – në formë elektronike në email-in: info.akafp@akafp.gov.al.