Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve” Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Urdhërit të MAS nr.281, datë 06.6.2024 “Për miratimin e planeve mësimore të kulturës së përgjithshme për arsimin e mesëm profesional”, Urdhërit të Drejtorit të AKAFPK-së, nr. 21, datë 13.04.2023 “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, si dhe Procesverbalit të shpalljes së fituesve Prot. 489/31, datë 27.12.2024, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:
Hartimin/ rishikimin e 3 (tre) skeletkurrikulave të AP si më poshtë:
- Hartim i skeletkurrikulës së profilit mësimor “Teknologji automatizimi”, Niveli IV i KSHK, të drejtimit “Elektroteknikë”.
- Rishikim i skeletkurrikulës së profilit mësimor “Riparim të pajisjeve elektronike”, Niveli IV i KSHK, të drejtimit “Elektroteknikë”.
- Rishikim i skeletkurrikulës së profilit mësimor “Modelim”, Niveli III i KSHK, të drejtimit “Tekstil-konfeksione”.
- Kërkesat për rishikuesit e skeletkurrikulave:
- Të kenë përvojë si mësimdhënës në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
- Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin përkatës;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorin kompjuterin.
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
- Të kenë përvojë në hartimin e rishikimin e kurrikulave;
- Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët profesionale të fushës/drejtimit përkatës.
- Kërkesë për Aplikim;
- CV;
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë;
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve në fushën përkatëse;
- Kopje të dokumentacionit që vërteton kohëzgjatjen e përvojës si mësimdhënës dhe/ose në punë, në fushën/drejtimin/profilin përkatës.
- Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 3 (tre) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj.
- Çdo grup pune për hartimin/ rishikimin e skeletkurrikulave do të jetë i përbërë nga 3 ÷ 5 bashkëpunëtorë të shpallur fitues.
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 7 janar 2025, ora 16:30.