AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

October 19 2023

Newsletter

MoMaVET  SHIKO AKTIVITET DHE TË REJAT 

MoMaVET Mirëseerdhe!
Ne jemi të lumtur t’ju prezantojmë edicionin e ri të buletinit të MoMaVET, i cili përpiqet të përmbledhë shkurtimisht pikat kyçe të aktiviteteve tona. Në këtë frymë, urojmë dhe shpresojmë një komunikim dhe ndërverpim sa më të frytshëm. Më shumë...
 
MoMaVET website  
Për shpërndarjen e informacionit përkatës në lidhje me projektin “Menaxherët e mobilitetit për AFP në Shqipëri – MoMaVET (Mobility managers for VET in Albania)” vizitoni faqen e internetit të MoMaVET. Më shumë ...

Takimin e 2-të të Projektit Transnacional të MoMaVET!
21 Shtator 2023, Reggio Emilia
U zhvillua në selinë e IFOA në Reggio Emilia, Itali, takimi i dytë i partneritetit për projektin Europian Momavet midis Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve, AKMI International dhe AITA - Albanian ICT Association.
Gjatë takimit u ndanë dhe u diskutuan rezultatet e analizës që vlerëson gatishmërinë e sistemit shkollor shqiptar për të përballuar shtigjet e Mobilitetit Erasmus, aftësitë që do të zhvillohen, programi i trajnimit që do të ofrohet dhe sistemi i mikrokredisë së trajnimit.
Për më tepër, u prezantua website i projektit dhe strategjia e promovimit.
AKAFPK falenderon partnerët për organizimin dhe pjesëmarrjen.Më shumë...

Projekti Evropian Erasmus+ “MoMaVET: Menaxherët e Mobilitetit për Arsimin dhe Trajnimin Profesional”: vizitë institucionale midis dy agjencive homologe në Itali dhe Shqipëri



21 Qershor 2023, Rome
Ifoa organizoi një vizitë institucionale midis dy agjencive homologe nga Italia dhe Shqipëria me qëllim shkëmbimin e metodave dhe mjeteve të punës për qeverisjen dhe menaxhimin e programeve evropiane të financuara nga programi Erasmus+.Më shumë...

Menaxherët e Mobilitetit për Arsimin dhe Trajnimin Profesional”: shkëmbim përvojash midis Rajonit Emilia-Romagna dhe Shqipërisë


8 Maj 2023, Reggio Emilia
Vizitë studimore në kuadër të projektit Europian Erasmus + “MoMaVET” ndërmjet zyrtarëve të lartë për Formimin Profesional të Rajonit Emilia-Romagna dhe Agjencisë Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional dhe Kualifikimeve, me qëllim promovimin e shkëmbimit të përvojave dhe zhvillimit të aftësive profesionale. Qëllimi i takimit në selinë e Rajonit Emilia Romagna ishte shkëmbimi i praktikave të mira të Rajonit për programet e mobilitetit për nxënësitt dhe prezantimi i mundësive të ofruara nga fondet evropiane. Më shumë...
 
Takimi i Kick Off në Tiranë


9, 10 Mars 2023,Tiranë
Takimi i nisjes në Tiranë shënon fillimin e projektit evropian MoMaVET “Menaxherë të Lëvizshmërisë për Arsimin dhe Formimin Profesional në Shqipëri” financuar nga programi Europian Erasmus +. Më shumë...

Projekti MoMaVET, financuar nga programi Erasmus+, KA2 fokusohet në Shqipëri 
Financuar nga programi Erasmus+, KA2 – Ngritja e Kapaciteteve në AAP, i cili mbështet projektet e bashkëpunimit ndërkombëtar bazuar në partneritete aktive shumëpalëshe në fushën e arsimit dhe trajnimit profesional (AFP), në shtetet anëtare të BE-së dhe vendet e treta të lidhura me Programin.
Ifoa përzgjidhet drejtuese e projektit europian “Mobility Manager for Profesional Education and Training in Albania (MoMaVET)”, financuar nga programi Erasmus+.
Më shumë...

Partnerët në këtë Projekt

IFOA - Italy Istituto Formazione Operatori Aziendali IT