Akreditojmë të nesërmen
Akreditimi është procesi që siguron cilësinë e institucioneve që ofrojnë arsim dhe formim profesional. Përmes këtij procesi vlerësohen programet, infrastruktura dhe mënyra si përgatiten profesionistët e së nesërmes.
Vlerësim
Sjelljen dhe ofrimin e një shërbimi cilësor përmes një procesi tërësor të menaxhimit që zbatohet nga ofruesi i shërbimeve.
Njohje
Nxënësit dhe kursantët fitojnë aftësi që njihen dhe u hapin rrugë reale drejt së ardhmes profesionale
Garanci
Bizneset dhe tregu përfitojnë duke rekrutuar nga një rrjet institucionesh që garantojnë cilësi dhe besueshmëri
Vula e garancisë
Ne nuk ofrojmë thjesht akreditim, por një kulturë cilësie dhe besimi për sot e nesër. Akreditimi është vula që garanton profesionistët e së nesërmes.
Pyetjet
tuaja
më të shpeshta
Procesi i akreditimit dhe funksionimi i sistemit të formimit profesional mund të ngrejë shpesh pyetje. Në këtë seksion do të gjeni përgjigje për disa nga pyetjet më të shpeshta mbi procesin e akreditimit, kriteret, përfitimet dhe mënyrën se si funksionon sistemi i vlerësimit të cilësisë në arsimin dhe formimin profesional.
Më shumëKush mund të aplikojë për akreditim?
Mund të aplikojnë të gjithë ofruesit publikë dhe jopublikë që ofrojnë programe, të cilat çojnë në kualifikime profesionale, të plota dhe/ose të pjesshme, drejt niveleve 2–5 të KSHK-së, përfshirë validimin e të nxënit joformal dhe informal dhe kualifikimet e të nxënit gjatë gjithë jetës.
Çfarë është akreditimi i ofruesve të AFP-së?
Akreditimi është procesi zyrtar i vlerësimit të cilësisë, përmes të cilit AKAFPK konfirmon se një ofrues i Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) përmbush standardet ligjore për të ofruar kualifikime të njohura, të Niveleve 2-5, sipas KSHK-së.
Rruga drejt zhvillimit nis nga akreditimi
Akreditimi krijon një lidhje të qartë mes institucioneve të formimit, individëve që mësojnë dhe tregut të punës. Përmes këtij procesi ndërtohet një sistem ku aftësitë njihen, cilësia vlerësohet dhe mundësitë për zhvillim profesional rriten.
Vlerësim për cilësinë që ndërtoni çdo ditë
Akreditimi i ndihmon institucionet e formimit profesional të vlerësojnë dhe të përmirësojnë vazhdimisht cilësinë e programeve që ofrojnë.
Your Benefits
Garanci për aftësitë që po fitoni
Zgjedhja e një institucioni të akredituar do të thotë të ndjekësh një program formimi që është më afër me kërkesat reale të tregut të punës.
Your Benefits
Akreditimi: Garancia që aftësitë vlejnë për biznesin
Akreditimi garanton cilësi dhe standard në përgatitjen e profesionistëve të rinj dhe ndihmon që aftësitë e fituara të jenë më të qarta dhe më të besueshme për punëdhënësit.
Your Benefits
Përse akreditimi ka rëndësi?
Akreditimi shpesh tingëllon si diçka burokratike. Por në thelb, është shumë më i thjeshtë se kaq. Është si një rrugë. Një rrugë që lidh disa palë, ku në fund të gjithë fitojnë. Akreditimi është lidhja mes cilësisë, aftësive dhe tregut.